
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kreu i opozitës Alexey Navalny po gëzon mbështetjen e shërbimeve speciale të SHBA.
Gjatë fjalës së tij Putin është shprehur se nëse shërbimet speciale ruse do të kishin dashur ta vrisnin Navalny-n do ta kishin bërë tashmë.
Komentet e Putinit erdhën si përgjigje e disa pyetjeve në konferencën e tij të përvitshme për shtyp pas një hetimi nga grupi hetimor Bellingcat dhe CNN, botuar të hënën, i cili zbuloi prova se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi (FSB) formoi një ekip elitar të specializuar.
Navalny u helmua me “Novichok” në gusht duke qënë kështu edhe në rrezik për jetën.
Ai u dërgua në Berlin për trajtim mjekësor.
Ndërkohë Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në helmimin e tij.
"Ne e dimë shumë mirë se çfarë është kjo. Është një legalizim, jo disa hetime, por legalizimi i materialeve të shërbimeve speciale amerikane," deklaroi Putin gjatë konferencës së sotme.



