Denoncimet e zyrtarëve të Bashkisë/ Këlliçi u përgjigjet pyetjeve të avokatit të Mariglen Qatos

Denoncimet e zyrtarëve të Bashkisë/ Këlliçi u përgjigjet pyetjeve të avokatit të Mariglen Qatos

Deputeti i PD Belind Këlliçi është thirrur sot nga Gjykata e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit për skemën "5D" në Bashkinë e Tiranës. 

Këlliçi u është përgjigjur pyetjeve të Ardian Lekës, avokatit të Mariglen Qatos, gjatë seancës në gjykatë. 

Duke folur mbi denoncimet ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, Këlliçi bëri me dije se në PD mbërri dorazi një zarf dhe mandej u gjurmuan kompanitë përmes faqes së QKR-së, duke bërë lidhjet e konfliktit të interesit. 

Në informacionet që kam pasur bëhej fjalë për Tushën, Qaton, Mollën, e më vonë informacioneve që vinin në mos gaboj ishte Mazniku dhe Kacidhja”, shprehet ai.

 

"Vijnë informacione të tilla, shpesh rezultojnë të vërteta shpesh jo. Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolli që s’merrem unë drejtohuni Partisë Demokratike. Kush ka turnin, është në recepsion, Pëllumbi është njëri që mbaj mend, Arben, Ilir, Emiljana, varet kush ka qenë turn. Kam arritur përmes faqes së QKR fillimisht të ndjek kompaninë, kam bërë lidhjen e konfliktit të interesit dhe kam bërë një deklaratë publike. 

Do kisha kërkuar të njihesha me procedurën se si bëhen pyetjet e nderuar gjykatë. Duhet të kuptoni, kam bërë me qindra denoncime publike që përmbajnë emra e të dhëna dhe s’është e thjesht t’i kujtoj specifikisht të gjitha. Duhet kuptuar koha, situata që janë bërë këto dokumente, pasi kam siguruar të dhëna që i kam parë me interes publik i kam denoncuar. Të dhënat që kam verifikuar që niptet qëndronin, të afërmit qëndronin, kam reaguar dhe denoncuar, kam bërë kallëzim dhe i keni aty. 

Në informacionet që kam pasur bëhej fjalë për Tushën, Qaton, Mollën, e më vonë informacioneve që vinin në mos gaboj ishte Mazniku dhe Kacidhja, duhet t’i verifikoj dy të fundit pasi ishin një sërë drejtorësh që përfliteshin që ishin pjesa e kësaj skeme. Media dhe politika, që njihesha me informacione përmes tyre. Skema zbërthehej çdo ditë, emisioneve investigative, se si funksiononte ky rrjet".

 

Klodian Braho: S’mund ta shndërrojmë procesin e pyetjes t’i kërkojmë llogari, as ta pyesim për mendimet e tij, ai është këtu për t’u pyetur procedurialisht, mi kallëzimet dhe denoncinet që ka bërë, pra anën proceduriale.

 

Ardian Leka: A e fituat ju Bashkinë e Tiranës pasi bëtë këto denoncimi? Se thatë që denoncuat dhe investiguar se ishit kandidat?

 

Gjykata: Dëshmitari të mos përgjigjet për pyetjen që është jashtë objektit dhe fakteve të gjykimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy