Rama: Rezoluta e PE nuk lidhet me Zvërnecin, por me zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë

Rama: Rezoluta e PE nuk lidhet me Zvërnecin, por me zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X lidhur me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian, duke kundërshtuar interpretimet se ajo përbën një fitore të protestuesve. 

 

Sipas tij, amendamenti që lidhej me Zvërnecin është rrëzuar, ndërsa ai i miratuar ka të bëjë me zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë, ku qeveria shqiptare ndan të njëjtin qëndrim me eurodeputetët. 

 

Rama thekson se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën mbeten prioritete të padiskutueshme për qeverinë dhe Partinë Socialiste. 

 

Ai shton se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura do të jenë pjesë e procesit të negociatave me Bashkimin Europian dhe do t’i nënshtrohen një analize të detajuar me Komisionin Europian. 

 

Në fund, kreu i qeverisë ironizoi kritikët dhe figurat publike që, sipas tij, kanë nxitur “histeri digjitale” duke e paraqitur rezolutën si një fitore politike.

 

Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! 

 

Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur  në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë, është prioritet i padiskuteshëm. 

 

Sa për “fitoren” e parë janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro - Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë - Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me europarlamentarët. 

 

Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale. 

 

Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së. 

 

Thënë sa më lart, rishikimi i konceptit “fitore” do të ndihmonte sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, që pas përshirjesh me epsh në nxitjen e histerisë digjitale, të gatiteshin për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i revolucionit imagjinar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy