
Arjan Curri nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës një ditë më parë nga kreu i PD-së duke u shprehur se kishte ardhur koha për një vendim të tillë.
Curri deklaroi se deklarata e bërë nga Basha tregoi se ai ende nuk ka ikur, ndërsa theksoi se kjo është një luftë për jetë a vdekje mes Berishës dhe Bashës dhe se PD është thjeshtë arena që po përdoret.
Sipas tij ajo që po ndodh në PD aktualisht është një përplasje mes dy rrymave ideologjike, berishizmi dhe bashizmi e cila pritet të vazhdojë gjatë dhe do jetë e fortë.
Një ditë do e jepte ai dorëheqjen. Mendova se do rezistonte dhe pak më gjatë. Bibla thotë se ka një kohë për gjithçka. Edhe për dorëheqjen ka një kohë të caktuar dhe nëse ajo kohë e tejkalon nuk je i dorëhequr prandaj për mua Basha është i hequr sepse në momentin që humbet shumicën në elektorat, ti humbet vazhdimisht në fund do dorëhiqesh.Aktualisht berishwn e shoh në sulm frontal, ka ndezur të gjithë motorët dhe është gjithçka përpara. Ka një dinamikë interesante. Departamenti e shpall non grata. berisha është në rënien ku do e mbyll epopenë e vet ose me turp ose me nder dhe e vetmja mënyrë të mposhtë non gratën është të marrë drejtimin e PD dhe të bëhet edhe kryeministër dhe kemi shembuj në botë të tillë.
Kjo betejë është për jetë a vdekje, PD është thjesht arena ku po zhvillohet beteja dhe gladiatorët janë Basha-Berisha. Në këtë luftë gladiatorësh është dhe ambasada amerikane në lojë. Basha ka vënë një njeriun e vet dhe nuk ka ikur. Kemi në PD përplasje të dy rrymave ideologjike, berishizmi që nuk ul kryhet përpara askujt dhe që drejton siç mendon dhe tjetra bashizmi edhe Basha arriti të krijoi një ideologji sepse pati rolin e një të dominuari dhe pas shkëputjes nga dominimi i Berishës mori rolin e dominimit nga ambasada amerikane dhe këto dy rryma po përplasen mes tyre në PD. Basha jo vetëm që s’ka ikur, por përplasja do vazhdojë dhe do jetë gjithnjë dhe më e fortë.



