I veshur sportiv me një xhup të kombëtares italiane, Kryeministri Edi Rama u shfaq sot duke firmosur peticionin për vettingun i pyetur nga gazetarët për qeverinë teknike, Rama tha: Sovrani vendos kush është në qeveri apo opozitë. Kjo punë është ndarë dhe ne jemi në zbatimin e një kontrate që nuk ka skaduar akoma por skandon kur populli e vendos”. I pyetur nga mediat për seancën në kuvend të hënën Edi Rama tha: Është momenti që PD të mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm që është i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë e opozitës akses të barabartë në përzgjedhjen e anëtarëve të vettingut. Opozita ka detyrimin të zbatojë Kushtetutën dhe të mos fshehë kokën përballë një detyrimi të madh publik duke qëndruar në çadër. Në çadër mund të qëndrojë për arsye të tjera, por jo për vettingun. Megjithatë vetingun nuk e ndal dot askush. Ju siguroj për këtë. Vettingut dhe reformës në drejtësi i ka ardhur koha dhe nuk e ndalon asnjeri”



