Artan Lame reagon për mbulimin e monumentit: “Je suis Skanderbeg”, jam gati të bëhem hero për të të mbrojtur

Artan Lame reagon për mbulimin e monumentit: “Je suis Skanderbeg”, jam gati të bëhem hero për të të mbrojtur

Kreu i ALUIZNI, Artan Lame ka reaguar në ‘Facebook’ për mbulimin me perde të monumentit të Skënderbeut në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe faljes së Namazit. Me anë të një statusi në rrjetin social, Lame thotë se Skënderbenë e zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet, ndërsa shprehet se është i gatshëm nga njeri të bëhet hero, për të mbrojtur atë.

STATUSI I ARTAN LAMES:
JE SUIS SCANDERBEG
E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s’di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi “pale a ka qenë”.
Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdektarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë.
Por sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç’mund t’i bëjnë.
Ndaj sot jam i gatshëm nga njeri të bëhem hero, për të mbrojtur heronë-njeri. Sot ndjehem i gjithi “je suis Skanderbeg”. E në qofshim shumë, s’kanë ç’i bëjnë heroit.

21231116_1925987294334767_7170084953386824639_n

rtfgvb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy