Mesazhi i Alain Delon për ish-të dashurën Romy Schneider

Mesazhi i Alain Delon për ish-të dashurën Romy Schneider

 “Rosemary Albach-Retty, e njohur me emrin Romy Schneider, do të kishte mbushur 80 vjeç, të dielën, më 23 shtator. Kush e ka dashur dhe e do akoma, le ta kujtojë”. Me këto pak fjalë, ylli i kinemasë franceze, Alain Delon, ka kujtuar të dashurën e dikurshme, Romy Schnider, në faqen e njërës prej gazetave më të mëdha në Francë.

 Ajo që e bën më të bukur këtë gjest është fakti se Delon është paraqitur vetë në redaksinë e “Le Figaro”, për ta dorëzuar mesazhin e shkruar me dorë. Mesazhi i tij romantik është botuar në ditën e lindjes së aktores.

Edhe 10 vjet më parë, Delon e ka kujtuar në të njëjtën mënyrë gruan me të cilën jetoi një histori dashurie të madhe dhe pasionante.

Romi Schnider vdiq në Paris më 29 maj 1982, kur ishte 43 vjeçe, për shkak të përzierjes vdekje prurëve të ilaçeve dhe qetësuesve. Delon e ka përmendur shpesh si dashurinë më të madhe të jetës së tij. “E para, më e forta, më e paharrueshme, por edhe më e trishta”, ka thënë ai për këtë histori në një intervistë dhënë revistës “Vanity Fair” në vitin 2017.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy