
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi deklaratën e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me pranimin e korrupsionit nga shoqëria shqiptare.
Sipas tij, deklarata e saj ishte e saktë në një këndvështrim të caktuar, ndërsa shtoi se sulmet e Berishes ndaj saj lidhen edhe me faktin se ajo përfaqëson një vend të vogël.
Po të duash të bësh avokatin e djallit, zonja Kos ishte e saktë në atë që tha. Shihni rezultatet e zgjedhjeve të fundit.
Nëse populli vendos të vlerësojë PS-në që është e kapur nga skandalet dhe në sondazhe vijon të jetë në kuota të lartë, atëherë ky popull vlerëson korrupsionin.
Po të duash ta shohësh në mënyrë të pjesshme deklaratën e Kosit. Por nuk besoj se Kos niset nga ndonjë interes personal. E kam dëgjuar këtë hipotezën se është njeri i Soros, e afërt me Ramën, etj, por mendoj se gabimi që bëhet në mënyrë të pavetëdishme, populli vijon voton PS, megjithëse ka pëlqyeshmëri për SPAK, edhe sepse ndoshta ka mungesë alternative.
Ka një diçka tjetër, Kos është për nga pozita e saj dikush që duhet të jetë avokat i zgjerimit.
BE ka marrë vendim që deri në 2027 të legalizojë hyrjen e Ukrainës dhe Moldavisë, mirëpo nuk e bën dot këtë pa futur Shqipërinë dhe Malin e Zi në BE.
Hapja e dyerve do të bëhet me Ukrainën dhe Moldavinë. Kos është duke relativizuar problemet e shoqërive ballkanike, por e bën nga pozita e dikujt që mbron punën e vet.
Berisha e sulmon, pasi nga të gjithë këto komisionerët, për shkak se ajo përfaqëson një vend të vogël, i duket e atakueshme. Nuk guxon të sulmojë dikë tjetër që është gjerman apo francez.
E dyta, sepse ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, nuk e akuzon dot për atë që ka shpenzuar fjalë të mira për Shqipërinë.



