Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot në orën 09:00 për të zgjedhur kreun e ri të SPAK.
Gjatë seancës së sotme do të kryhen intervistat me kandidatët dhe mandej do të kryhet votimi për zgjedhjen e drejtuesit të ri. I pari në KLP është paraqitur prokurori Adnan Xholi.
Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta.
Në seancë janë të pranishëm përfaqësues të ambasadave, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë.
Katër prokurorë garojnë për të marrë drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gogaj dhe Doloreza Musabelliu,



