Çfarë po ndodh në Libi dhe pse vendi me “dy Kryeministra”, rrezikon luftë civile

Çfarë po ndodh në Libi dhe pse vendi me “dy Kryeministra”, rrezikon luftë civile

Disa qindra automjete ushtarake nga Libia perëndimore, kryesisht nga qytetet Misrata, Zintan dhe al Zawiya u drejtuan këtë fundjavë për në kryeqytetin Tripoli.

Këtë e raporton e përditshmja panarabe “Al Arabiya” me pronësi saudite, duke specifikuar se bëhet fjalë për milici të lidhura me Kryeministrin Abdulhamid Dabaiba, i cili nuk duket aspak i gatshëm t’ia dorëzojë pushtetin kryeministrit të emëruar nga parlamenti i Tobruk, Fathi Bashagha.

Mediat vendase raportojnë shqetësimin e përgjithshëm se do të ndodhin përleshje të armatosura mes milicive të dy qeverive. Ditët e fundit, Bashagha priti disa udhëheqës ushtarakë nga Misrata në rezidencën e tij në Tunis.

Libia vazhdon të jetë një fuçi baruti e vërtetë në Afrikën e Veriut: për këtë arsye, disa liderë ushtarakë të Misratës dhe qyteteve të tjera libiane, në një deklaratë të përbashkët, kërkuan që konflikti për tranzicionin e pushtetit në Libi, midis Abdulhamid Dabaiba dhe Fathi Bashagha, të mbetet politik dhe të mos çojë në përleshje të reja të armatosura.

Por çfarë po ndodh në Libi? Dhe pse ka një konfrontim të hapur, i cili rrezikon të kthehet në një luftë civile mes mbështetësve të Abdulhamid Dabaiba dhe Fathi Bashagha?  

Më 10 shkurt, Parlamenti, i vendosur në qytetin lindor të Tobruk dhe nën mbikëqyrjen e marshallit Khalifa Hafter, emëroi ish-ministrin e Brendshëm Bashaga si Kryeministër për të zëvendësuar Dbeibah, mandati i të cilit është konsideruar i përfunduar që nga dhjetori i kaluar.

Megjithatë, Dbeidah kundërshton të heqë dorë nga pushteti dhe që atëherë të dy kanë vazhduar të paraqiten si “Kryeministra”, pa marrë një qëndrim të qartë dhe përfundimtar nga komuniteti ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy