Një valë e re e migrantëve, të paktën 2 000, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë arritur në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë këtë mëngjes për të kaluar Evropën, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi hapjen e kufijve. Sipas Ansa, në kufi gjenden ëshhtë krijuar një radhë e gjatë refugjatësh sirianë, afganë dhe irakianë. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka bërë të ditur se sot në mëngjes 76 358 migrantë kanë dalë tashmë nga Turqia, përmes provincës së Edirne, ku ndodhet qyteti i Pazarkule, në veri të Turqisë, në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se 13 mijë refugjatë janë në kufi. Në Turqi gjenden rreth 3.6 milionë refugjatë.



