Çiftet më toksike të shenjave të zodiakut

Çiftet më toksike të shenjave të zodiakut

Shumica e njerëzve përjetojnë një marrëdhënie toksike në jetën e tyre. Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë që një person të jetë toksik në një marrëdhënie. Shenja e horoskopit është një prej tyre. Më poshtë sjellim çiftet më toksike të zodiakut.

Dashi- Demi

Ata mund të bëhen miqtë më të mirë, por si çift nuk shkojnë dhe aq mirë. Nga njëra anë kemi Dashin që dëshiron të provojë gjëra të reja, është i pasionuar dhe është vazhdimisht në lëvizje dhe nga ana tjetër Demi që e do stabilitetin, rutinën e tij dhe të kaluarit e kohës mirë. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk toleron sugjerime dhe nuk synon të tërhiqet nga mosmarrëveshjet. Të dy së ​​bashku bëjnë një çift që japin këshilla, por që nuk i durojnë dot kur i marrin.

Binjakët-Virgjëresha

Fillimi i lidhjes së tyre do të jetë i mrekullueshëm. Por kur kjo fazë kalon, atëherë situata bëhet e vështirë. Binjakët janë ëndërrimtarë, të pavendosur dhe aventurierë. Virgjëresha, nga ana tjetër, e do prakticitetin dhe përpikmërinë. Sjellja e paparashikueshme e Binjakëve do ta lodhë shumë Virgjëreshën. Të parët kërkojnë përsosmërinë dhe të dytët e pranojnë jetën ashtu siç u vjen. Marrëdhënia mes tyre zor se do të zgjasë, sado që të mundohen.

Akrepi-Peshqit

Po të dyja janë shenja uji, por kjo nuk mjafton. Sentimentaliteti dhe xhelozia e tyre mund të arrijë në pika varësie. Peshqit e fshehtë dhe ëndërrimtarë janë në kontrast me Akrepin, i cili shpesh kërkon vëmendjen e plotë të personit tjetër. Të dy janë në kërkim të një partneri për t’u dashuruar marrëzisht, por luftojnë të pranojnë se sa të ndryshëm janë. Sjellja shtytëse e Akrepave i “mbyt” Peshqit, por ata do ta durojnë për të mirën e marrëdhënies. Akrepi i zgjuar do ta kuptojë këtë dhe në këtë pikë do të fillojnë debatet. Asnjëri prej tyre nuk mund t’i përballojë, kështu që marrëdhënia do të përfundojë (dhe kjo mund të jetë për të mirën e tyre).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy