Musk pezulloi llogaritë e disa gazetarëve, BE ‘kërcënon,’ me sanksione Twitter

Musk pezulloi llogaritë e disa gazetarëve, BE ‘kërcënon,’ me sanksione Twitter

BE-ja ka kërcënuar pronarin e Twitter, Elon Musk, me sanksione pasi disa gazetarëve iu pezulluan papritmas llogaritë e tyre. Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre.

Komisionerja e BE Vera Jourova paralajmëroi se Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias.

"Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti," shkroi ajo në Twitter .

Një zëdhënëse e Twitter tha më herët në uebsajtin e teknologjisë The Verge se ndalimi lidhej me ndarjen e drejtpërdrejtë të të dhënave të vendndodhjes. Kjo vjen pasi Musk u zotua të padisë pronarin e një profili që gjurmon avionin e tij privat.

Lista e gazetarëve të ndaluar përfshin gjithashtu Micha Lee të The Intercept, Matt Binder të Mashable dhe reporterët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Ëebster.

Musk nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi pezullimet, por tha në një postim në Twitter se "të më kritikosh gjatë gjithë ditës është krejtësisht mirë, por të mashtrosh vendndodhjen time në kohë reale dhe të rrezikosh familjen time nuk është".

Ai shtoi se llogaritë e përfshira në doxxing, që i referohet lëshimit të informacionit privat për individët në internet, marrin një pezullim të përkohshëm shtatë-ditor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy