Përfshihet nga flakët banesa në Vidhas të Elbasanit, humb jetën një i moshuar

Përfshihet nga flakët banesa në Vidhas të Elbasanit, humb jetën një i moshuar

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë pasdite në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një banesë është përfshirë nga zjarri, duke i marrë jetën një të moshuari.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, kur një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët. Viktima, një burrë rreth 90 vjeç, ndodhej i vetëm në banesë në momentin e rënies së zjarrit dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulanca me ekipin mjekësor, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë. 

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, i moshuari nuk mundi të shpëtonte.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

 Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy