Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.
Më 24 shkurt u zhvillua seanca dëgjimore, ndërsa sot trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, vendosën konfirmimin në detyrë, pasi rezultoi e pastër në të tri shtylla e vlerësimit.
Irena Gjoka pranoi se disa herë kishte harruar të deklaronte pasurinë për shkak edhe të keqinterpretimit të ligjit. Lidhur me aftësitë profesionale, ajo sqaroi se problemet e gjetura në dosje janë të pakta.
Irena Gjoka është gjyqtare e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion që prej dhjetorit të 2019. Më herët ajo ka qenë anëtare në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjoka njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. Po kështu ka qenë edhe gjyqtare e çështjes së Saimir Tahirit.



