
Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar se kanë plotësuar një aplikim për autorizim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorimin urgjent të vaksinës së tyre Covid-19 për fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç.
Këtë lajm e kanë raportuar mediat amerikane.
Kërkesa, kujtojnë CNN dhe Wall Street Journal, pason publikimin e të dhënave nga studimi i fazës 2 më 23 maj, sipas të cilit, shkruan CNN, vaksina duket të jetë e sigurt dhe me një përgjigje të fortë imune.



