Macron shpall një projektligj për të përfshirë abortin në Kushtetutë

Macron shpall një projektligj për të përfshirë abortin në Kushtetutë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se në fillim të javës do t’i paraqitet Këshillit të Shtetit një projektligj i cili përfshin të drejtën e abortit në Kushtetutë.

Përmes një mesazhi të publikuar në platformën X, Macron shkruan:

Në vitin 2024, liria e grave për të kryer një abort do të jetë e pakthyeshme.

Propozimi i qeverisë dhe i mazhorancës në parlament mund të sjellë edhe dakordësinë e një pjese të opozitës.

E majta e France Insoumise, partia e Jean-Luc Melenchon, ka paraqitur projektligjin e saj për këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy