Beteja e Yuri Kim ndaj Berishës, nga ‘bari’ për demokratët tek ‘askush mbi ligjin’ (VIDEO)

Beteja e Yuri Kim ndaj Berishës, nga ‘bari’ për demokratët tek ‘askush mbi ligjin’ (VIDEO)

Kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga dita kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga ajo ditë gjithë rrjedha politike mori një tjetër drejtim dhe duket se një barrë të madhe përsipër e ka marrë ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Reagimi i parë i Yuri Kim daton më 19 maj të 2021 kur në rrjetin e saj Tëitter shpërndau njoftimin e Sekretarit Blinken dhe DASH për shpalljen non-grata të Sali berishës.

Dy ditë më pas, nga Vlora ajo ccoi një mesazh indirekt për Sali Berishën.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë”

Pas një periudhe qetësie, Yuri Kim nga Durrësi mbajti një qëndrim diplomatic duke mos parashikuar asgjë.

25 KORRIK 2021

“Nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, jam vetëm një diplomate”

Gjithsesi, vetëm 5 ditë më pas, Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës për ti dhënë një ultimatum të qartë për të larguar Berishën.

30 KORRIK 2021

“Do të ishte një ironi historike por dhe po aq tragjike nëse PD do të duhet të hante bar për shkak të një deputeti”

“Deadline” i Bashës ishte 10 shtatori, dita kur mblidhej parlamenti i ri. Pikërisht mbrëmjen e 9 shtatorit Basha njofton përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Yuri Kim nëpërmjet ambasadës së SHBA e mbështeti këtë vendim me një status në rrjetet sociale.

Berisha nuk qëndroi duarkryq dhe në përkrahje të tij dolën disa deputetë. Ambasadorja Kim në një intervistë për VOA më 16 shtator deklaroi se

16 SHTATOR 2021

SINKRON

‘’Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve, në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, po flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë.’’

Pas një udhëtimi në SHBA, Yuri Kim kthehet në Shqipëri dhe menjëherë shkon në selinë e PD për ti  përcjellë Bashës mesazhin e shefave të saj. Ajo sërish nuk kurseu një mesazh për Berishën.

24 SHTATOR 2021

‘’Ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju  e keni gabim.

Teksa Sali Berisha po vijonte Foltoret në gjithë Shqipërinë, Yuri Kim në një intervistë televizive theksoi se njeh vetëm Lulzim Bashën si kryetar të PD dhe nuk do të ketë kontakte me të shpallur non-grata.

10 NENTOR 2021

‘Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie .

Basha dhe Berisha mbajtën secili nga një Kuvend Kombëtar, ndërkohë Yuri Kim e konsideroi vitin 2021 si pikën e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit.

21 DHJETOR 2021

 “Atyre që kurrë nuk do të mbaheshin përgjegjës, ditët u kanë mbaruar”

Kulmin përplasja në PD e kapi më 8 janar me mbështesit e Berishës të cilët shkuan për të marrë selinë blu. Yuri Kim u mjaftua me një status në Tëitter duke i bërë thirrje organizatorëve të ndalin dhunën.

Më pas në një intervistë më 19 janar, ambasadorja dënoi dhunën mbi selinë blu teksa tregoi për herë të parë se ku i kishte gjetur provat SHBA për Sali berishën.

19 JANAR 2021

‘’Nuk është vetëm DASH. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet.

Për herë të fundit Yuri Kim u pa në Durrës ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Për herë të parë Partia Demokratike pësoi humbjen më të thellë në histori, por ambasadorja e SHBA ende s’ka dhënë një koment për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy