"Autonomia është liri dhe përgjegjësi”, Rama: Hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme për pedagogët!

"Autonomia është liri dhe përgjegjësi”, Rama: Hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme për pedagogët!

Gjatë takimit me rektorët, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo është hera e fundit që do bëhet rritje uniforme e pagave të pedagogëve.

Rama theksoi se autonomia e universiteteve nuk do të thotë vetëm liri, por edhe përgjegjësi, duke shtuar se universiteti duhet të sigurojë të ardhura nga futja si aktor në treg.

Ne të kuptojmë që koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e arsimit të lartë, e cila është e shkruar, autonomia është liri dhe përgjegjësi. E tha ministrja, ne është hera e fundit që ne bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe që janë në gjendje t’i ofrojnë më shumë studentëve. Nuk mund të ketë rritje page për universitetet, që të mos jetë e kombinuar, midis mbështetjes së shtetit dhe të ardhurat që universiteti siguron, jo nga tarifat e studentëve, por futja si aktor në treg”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy