Çështja Ahmetaj/ Sejamini: PS ndihet e mbrojtur, as media e as opozita nuk e investigon

Çështja Ahmetaj/ Sejamini: PS ndihet e mbrojtur, as media e as opozita nuk e investigon

Opinionisti Nertian Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Partisë Socialiste nuk flet për çështjen Ahmetaj pasi ndihet e mbrojtur. Sipas tij PS ndihet e mbrojtur pasi askush nuk është duke investiguar çfarë tha Ahmetaj, as media dhe as opozita.

Më tej Sejamini tha se PS e ka “varrosur” këtë çështje pasi nuk ka interes të dalë sepse nëse “gërmohet” në këtë çështje afera shkon deri në kupolën e partisë.

“Kur flet nr2 i partisë dhe bën akuza dhe ajo çfarë ndodh është që disa media publikojnë se çfarë thotë ai dhe nuk gërmojnë, ndërkohë dhe opozita nuk është futur të nxjerrë detajet.

Ai do flasë kur është i detyruar të flasë, ne marrim çfarë ka thënë Ahmetaj dhe përsërisim ato emra po të gërmosh atje shkon te kupola e PS. Sot ata nuk dalin sepse s’kanë interes të dali dhe e kanë varrosur këtë çështje.

Rama e bënë këtë mbledhje për dy arsye, për të thënë që të bëni punën me individë. Ato thashethemet që dolën dolën me qëllim, plus këto kanë një gjë të mirë që e mbajnë publikun me thashetheme. Aty nuk ka asgjë të re sepse Rama sundon dhe ju nuk flisni. Është një parti që nuk ka zgjedhje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy