Kreu i PD-së, Lulzim Basha vazhdon të ashpërsojë gjuhën ndaj ministrit të sapo emëruar Fatmirë Xhafaj.
Gjatë fjalimit të mbajtur pasditen e sotme nga çadra e lirisë është ndalur edhe një herë në emërimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, ku ka bërë thirrje të rishikohet ky emërim për shkak të të shkuarës së deputetit të PS-së.
“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, paralajmëroi kreu i PD-së.
Ai tha se akuza e opozitës është një kauzë amerikane. Basha u beri thirrje edhe disa zyrtareve te lartë të BE-se që të hapin sytë dhe te mos dezinfirmohen nga gojët e liga qe paguhen me paratë e narkotrafikut.
“Nuk i ndalojnë dot lajme e mira, lajmet që vijnë çdo ditë në mbështetjen tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa. Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe nuk do të kthehen pas. Pakica i ka orët e numëruara”, u shpreh Basha duke theksuar faktin se çdo ditë vijnë mesazhe nga miq të vërtetë të Shqipërisë.



