Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se përmes “Ballkanit të Hapur” Shqipëria ka forcuar lidhjet me Beogradit në kurriz të lidhjeve më Prishtinën.
Ai tha se prania e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Prishtinë, është një sinjal gjeopolitik i rëndësishëm për Kosovën.
Natyrisht interferojnë (Open Balkan dhe Procesi i Berlinit). Open Balkan është projekt rajonal i iniciuar nga Vuçiç dhe Rama. Lavrovi tha që ky projekt ishte iniciuar në Beograd dhe kishte mbështetjen e Moskës. Kurti në mënyrë të përsëritur ka refuzuar t’i bashkëngjitet. Mali i Zi gjithë faktorin politik të saj e ka kundër, përveç Abazoviçit. Shqipëria ka forcuar lidhjet me Beogradit në kurriz të lidhjeve me Prishtinës. Procesi i Berlinit është iniciuar nga Merkel, mbështetet nga gjermanët, dhe ndërkombëtarët. Çfarë është Open Balkan? Ka krijuar bashkim doganor ose monetar? Jo. Ka prodhuar dokumentacion? Jo. Është një show që bëjnë tre liderët ballkanik, në kurriz të tre vendeve të tjera. SHBA e përsëriti që pa qenë të 6-të vendet pjesë e një tregu të përbashkët, s’ka shans të ketë sukses. Ajo që Scholz shkon në Prishtinë, i jep mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO është një sinjal gjeopolitik, një sinjal i rëndësishëm për kursin që po ndjek Kurti”.
Ilir Kalemaj tha se në një projekt si “Open Balkan” përfiton ekonomia më e fortë që është Serbia, ndërkohë që Shqipëria është inferiore.
Sipas politologut përmes “Ballkanit të Hapur” Rama bën show dhe kërkon të faktorizohet si lider rajonal.
Ka projekte ekonomike pa fund në botë që nuk kanë funksionuar. I vetmi që ka funksionuar është BE. Sepse ishte bazuar në një projekt të mëparshëm të vendeve të Beneluksit. Është bazuar te një tregti që reduktonte konfliktet etnike dhe funksiononte në baza pariteti. Serbët sot që flasim kanë një ekonomi të diversifikuar. Shqipëria jo vetëm që s’ka diversifikimin e ekonomisë...Shqipëria në çdo aspekt është inferiore. Në tregjet e hapura vlen parimi i homogjenitetit, ajo që është ekonomia më e fortë ka përfitime neto. Kur ti nuk ke çfarë eksporton, natyrisht që do jesh partner inferior jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Shqipëria është pjesë e grupit të Unionit Euro-Aziatik. Kjo është në kundërshtim me interesat strategjikë të Shqipërisë për integrimin e vendit. Me CEFTA-n vendet e Ballkanit nuk e rritën tregtinë me njëra-tjetrën sepse synimin e kanë të rrisin tregtinë me vendet e BE. Është show. Ramës i shërben për faktorizim rajonal dhe ndërkombëtar. Duke qenë se Ballkani ka qenë ‘fuçi baruti’. Rama merr rolin e një lideri rajonal që ka impakt te shqiptarët te këto treva. Rama i rrit kuotat e veta. Mundohet ta sfumojë rolin e Kurtit”.
Duke komentuar figurën e Albin Kurtit, Kalemaj tha se zyra e Kryeministrit “e ka kufizuar pak atë populizmin e pandreqshëm opozitar”.
Një tjetër çështje që u prek është reforma territoriale, të cilën Kalemaj e konsideroi një salamandër elektorale.
Kemi dështuar të japim autonomi lokale, kemi dështuar të bëjmë decentralizim, të reduktojmë administratën lokale. Kemi dështuar në parimin e rajonalizimit. Ajo që kemi prodhuar ka qenë një salamandër elektorale. Merret Zall Herri, i hiqet Paskuqani Kamzës. Në Shqipëri është gjithmonë kalkulimi politik prioritet, dhe partia në pushtet është e interesuar të ruajë epërsinë e saj”.



