
Një flamur gjigand me një madhësi prej 800 m2 është qëndisur së fundmi në Fier.
Rrobaqepësi Artur Latja, dhe Kristaq Ziu, kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar në Fier, shpalosen për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, emocionet dhe shkaqet që i shtynë për krijuar flamurin kombëtar me këto përmasa.
Artur Latja:
Ideja ishte spontane, fillimisht ishte ideja për 100 vjetorin, bëmë një zmadhim të madh, fillimisht ka qenë 600 metra. Tani jemi në përfundim të flamurit 800 m2.
Nuk ka lodhje për flamurin, është pjesë e shqiptarëve dhe e bëjmë më zemër, e kemi pjesë të çmuar.
Në ditë mund të kem punuar mbi 10 ditë, mbi 4-5 orë ë ditë vazhdoj përditë të punojë. Kam staf të vogël që punoj dhe rri si asistent teknik.
Kristaq Ziu:
Meqë jam kryetar shoqate dhe na lindi një ide për 100 vjetorin, që ishte 500 emra katror dhe si shoqatë e vetmja rrobaqepës në qytetin e Fierit dhe vetmi rrobaqepës që është 52 vjet me përvojë pune Arturi, dhe rrobaqepës special vetëm ky mund ta merrte përsipër këtë flamur gjigand dhe ta shpalosnin në qendër të Fierit.
Fieri është Shqipëri etnike dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë se këtu.
Sivjet do ta hapim flamurin në një qytet që do të jete qyteti i flamurit, që do ngelet surprizë. Vjet e shpalosen te hotel Grandi në Prishtinë, dhe nuk ka ngelur qytet pa u hapur.



