
E ftuar në emision e sotëm “Stay Tuned” të moderatores Valbona Mhilli në MCN tv, moderatorja e Vizion+, Alma Çelaj, foli për profesionin e gazetares dhe faktit se sa ka evoluar media sot në Shqipëri.
Në këtë kuadër ajo tha se sot media në vend është në dittë e saj më të mira për nga numri io mediumeve, porse jo për nga numri i cilësisë.
Unë mendoj se media është në ditët e saj më të mira për nga numri i televizioneve ose i mediumeve të ndryshme, por ndoshta jo në dittë e saj të mirë të cilësisë.
Sepse në periudhën që po formësohesha për gazetarinë 2013-2016, gazetarët kishin vetëm një parim, cilësinë dhe burimin. Ndërkohë që sot që flasim, e them shpesh herë dhe më vjen keq, është koha e hipokritëve dhe budallenjve më të mëdhenj.
Del dikush që thotë “toka është e sheshtë” dhe është i ftuar në të gjitha tv, del dikush që thotë “prit se do përfundoj bota”, është i ftuar në të gjitha mediat.
Por është periudha ku besohet dhe shitet gjithçka, online na ka sfiduar në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Ne nuk jemi më cilësor, për fat të keq, sepse jemi bërë edhe ne pjesë e kësaj masives, por ka media tradicionale të cilat nuk kanë hequr dorë për të fituar pak më tepër para dhe për tu bërë komercial. Ka media që e kryejnë funksionin e tyre dhe funksioni i parë është që të lajmëroi atë që është i ulur aty në kolltukun e shtëpisë se çfarë po ndodh ne vendin e tij.
Ka media mjaft cilësore, siç është kjo që jemi ne sot, siç është media ku unë punoj dhe disa të tjera të cilat nuk e kanë shitur hapësirën për pak para më shumë, dhe ka të tjera pastaj që janë më shumë instagrame e tik-tok.



