Rrjeti Shqipëri-Kosovë u zbulua me agjentë të infiltruar/ “FactCheck” zbardh dosjen: Valter Osmani predikues i fesë

Rrjeti Shqipëri-Kosovë u zbulua me agjentë të infiltruar/ “FactCheck” zbardh dosjen: Valter Osmani predikues i fesë

Këta që shihni në foto janë të dyshuarit e një grupi kriminal të cilët mes Shqipërisë e Kosovës kishin ndërtuar një botë pa kufij për trafikun e drogës e armëve. Mes tyre është edhe Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit Adriano Manushi njohur si “Ad Sybardhi”. Ky grup sipas hetimeve të policisë kamuflohej duke udhëtuar me transportin publik, e përkatësisht autobus.

Drupal Ad

Armët që siguroheshin në Malin e Zi apo Kosovë ata i fusnin në Shqipëri nëpërmjet çantave të dorës apo bagazheve që akomodonin në bordin e autobusëve si pasagjerë normal. Të tjerë persona janë edhe Endri Papa, 34 vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26 vjeç; Tonin Shkambi, 53 vjeç. Ndërsa nga Policia Kosovës është bërë e mundur prangosja  Valter Osmani, i konsideruar si organizator i grupit.

Si u arrit tek Osmani dhe çfarë thotë dosja e siguruar nga “FactCheck”

Sipas informacioneve të grumbulluara nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shtetasi Valter ka pasur mbiemrin Manoli, të cilin e ka ndryshuar më pas në regjistrin e gjendjes civile- dhe në sistem ky shtetas rezulton me gjeneralitetet e ndryshuara Valter Osmani.  Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, lidhje shoqërore të tij dyshohet se merret me trafikimin e armëve të zjarrit, kryesisht të llojit pistoletë model Zoraki".  Dyshohet se këto armë ai i siguron nga hyrje-daljet e shpeshta që bën në shtetet fqinje, kryesisht të shtetit të Kosovës dhe Malit te Zi. Ai lëviz me anë të autobusëve të linjës ndërkombëtare që bëjnë rrugën në këto vende dhe më pas merr takim me shtetasit kosovarë dhe malazezë që janë të interesuar për t'i shitur këto armë tek ai. Sipas informacioneve këto armë zjarri ky shtetas i blen me vlerën 250 euro dhe i shet në tregun shqiptar me çmimin që varion rreth vlerës 500-600 euro. Ky shtetas është praktikant i fesë myslimane dhe sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative është person i dhunshëm.

Si prova materiale Policia e Tiranës dhe ajo kosovare kanë mundur të sekuestrojnë: 64 armë zjarri dhe municione luftarake, ku 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë.
 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy