Mensa e Kishës Ortodokse ushqim falas për qytetarët, At Nikolla Kodheli: Numri i të interesuarve është në rritje (VIDEO)

Mensa e Kishës Ortodokse ushqim falas për qytetarët, At Nikolla Kodheli: Numri i të interesuarve është në rritje (VIDEO)

Që prej vitit 2005 mensa e hapur nga Kisha Ortodokse në Tiranë ofron ushqim falas. Në një lidhje për MCN TV At Nikolla Kodheli tha se mensa është e hapur çdo ditë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 14:00 dhe shërben ushqim për të gjithë qytetarët që kanë nevojë, pa vënë kushte.  

Ai tha se kategoritë që konsumojnë ushqim në mensën e Kishës Ortodokse janë të pastrehët, individët e papunë që nuk e përballojnë dot jetesën dhe pensionistët që nuk u del pensioni.

Këto sipas tij janë kategoritë më të spikatura, ndërkohë që shtoi se Kisha Ortodokse dëshiron të hapë një mensë tjetër në Kombinat, pasi ka shumë qytetarë që vijnë në këtë mensë nga Kombinati.

“Numri është në rritje, por ka prej vitit 2005 që shërben ushqim falas. Ne këtu gatuaj 300 racione në ditë. Vijnë njerëz konsumojnë ushqim dhe marrin edhe me vete për familjarët. Baza e parë për ne është Kisha ortodokse, por një falënderim i madh shkon për të gjithë ata që na mbështesin sepse nuk bëhet nga një njeri i vetëm. Nuk mund të bëhet nga një njeri i vetëm, por ka edhe pensionistë që japin nga pensioni i tyre. Interesi në këto ditë të fundit të vitit ka qenë i madh. Shumë njerëz kanë ofruar dhe ne ua japim njerëzve kushdo që vjen. Gjithkush është i mirëpritur të vijë. Çdo ditë të javës jemi të hapur, jemi përballë shkollës së Kuqe. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 14:00. Tirana kaq e bukur ka dhe varfëri të madhe.

Kushti është nevoja e tyre. Ne nuk vëmë kushte në dashurinë tonë. Kushdo që ka nevojë për ushqim të ngrohte ne jemi të hapur. Kuzhinierët vijnë këtu në 4 të mëngjesit. Ata që vijnë këtu janë të pastrehët, individët e papunë që nuk e përballojnë dot jetesën dhe pensionistët që nuk u del pensioni. Këto kategori kam spikatur. Dëshira jonë është të hapim një mensë tjetër në Kombinat”, At Nikolla Kodheli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy