Të sëmurët me hemofili, PD: Mungojnë medikamentet (VIDEO)

Të sëmurët me hemofili, PD: Mungojnë medikamentet (VIDEO)

Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e medikamenteve, për pacientët e diagnostikuar me hemofili. Përmes deputetes, Oriola Pampuri, selia blu u shpreh  se po luhet me jetën e 300 të sëmurëve, ndërsa sipas saj, Ministria e Shëndetësisë po hesht përballë këtij fakti.

“Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen  në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç  ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera. Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve. Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili”, tha Pampuri.

Sipas demokrates Pampuri, pacientët nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton deri në 2 milion lekë.

“Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit. Këto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë”.

Partia Demokratike ka paralajmëmruar se me ardhjen në pushtet të saj, do të  anulojë të gjitha koncensionet, sipas saj korruptive që paguhen nga taksat e shqiptarëve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy