Dritan Stoka, opinionist futbolli tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se deri më tani në merkaton e klubeve shqiptare, Partizani ka bërë goditjet më të mira me blerjet që ka bërë
Egnatia ka ruajtur boshtin e vet me 1-2-3 blerje. Vllaznia nuk ka bërë asnjë blerje, Dinamo nuk ka bërë dhe ruajtur grupin që ka pasur. Partizani ka blerë 4 lojtarë kryesorë, është rikthyer Skuka, golashënuesi më i mirë. Ka marrë një mbrojtës nga Kosta Rika dhe një sulmues nga Trinidad e Tobago. Partizani ka bërë goditjet më të mira për momentin.



