Ksamili është zgjedhur nga portali “brightside.me” dhe e rendit atë ndër dhjetë destinacionet më të mira për një jetë të qetë. Pjesa jugore e Shqipërisë është ideale për të bërë një jetë të qetë. Ka një klimë mesdhetare.
Ksamili është një destinacion ku mund të gjeni shumë atraksione: ka afër një park kombëtar të mbrojur nga UNESCO, siç është Butrinti, hapësira me ullinj, agrume, 30 lloje peshqish të ndryshëm.
Është një vend ku jetohet më lirë se në Greqi, Itali, madje edhe në Kroaci. Një pije kushton 90 centë, një vakt kushton rreth 10 usd, ndërsa qiraja mujore për një apartament nga 100 – 140 usd”, shkruhet në vlerësimin që i bëhet këtij vendi.
Në vendin e parë gjendet Avarua në Cook Islands të Zelandës së Re. Plazhet janë po aq të këndshme sa në Maldive apo në Seychelles, por në kontrast me ato këtu ju mund të merrni me qira një apartament për 130 usd në muaj.
Vendi i dytë i takon Český Krumlov, në Republikën Çeke.
Një darkë për dy persona kushton 20 usd, ndërsa qeraja mujore e një apartamenti mund të kushtojë 400 USD. E vetmja sfidë që mund t’ju turbullojë disi është se duhet të mësoni çekisht.
Koh Thonsáy është një ishull i vogël në pjesën jugore në Cambodia. Një parajsë e vërtetë në xhungël, ku mund të jetoni me pak para.
Në vendin e tretë gjendet Guanajuato në Meksikë, ku është e mundur që të merrni me qira një apartament me rreth 150 – 200 usd në muaj.
Një pije kushton më pak se 1 dollar, ndërsa një biletë kinemaje rreth 3 usd. Guanajuato është edhe shtëpia e festivalit të famshëm të Cervantino-s.



