Pompeo, mesazh solidariteti për Shqipërinë: Lutemi për të prekurit e tërmetit

Pompeo, mesazh solidariteti për Shqipërinë: Lutemi për të prekurit e tërmetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, ka dërguar mesazh për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, teksa shprehu ngushëllimet më të thella për ata që humbën jetën gjatë tërmetit të kësaj jave.

Në mesazhin e tij, Pompeo u uron shërim të shpejtë të gjithë të prekurve, ndërsa thekson së Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Pompeo thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e vendit në arritjen e këtij qëllimi.

Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti, dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi”, thuhet në mesazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy