
CEO i Facebook Mark Zuckerberg ka thënë se objektivi i tij këtë vit është të rregullojë rrjetin social më të famshëm në botë. Në një postim në profiling e tij në Facebook, ai pranoi se në të kaluarën janë bërë shumë gabime sa i takon përforcimit të politikave të sigurisë dhe privatësisë. Ai tha se prioritet I “punës” do të jetë mbrojtja e komunitetit të Facebook nga abuzimet dhe urrejtja, për t’u siguruar që koha e kaluar në këtë rrjet social, të mos jetë kohë e humbur, por kohë e kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do të jemi të suksesshëm, në fund të 2018-ës do të kemi një trajektore më të mirë.



