
Thirrjet antishqiptare në rrugët dhe sheshet e Shkupit. Një grup tifozësh maqedonas kanë dalë në rrugët e lagjes “Gjorçe Petrov” me thirrjet “Shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë”.
Kjo ka shkaktuar provokimin e një grupi shqiptarësh, pjesëmarrës në një dasmë.
Fatmirësisht, situata nuk degjeneroi në përplasje fizike.
Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre në Shkup. Javën e kaluar pati thirrje të ngjajshme nga tifozët “Komitët” e Vardarit që parakaluan në sheshin e Shkupit dhe rrugët kryesore, duke provokuar dhe tentuar për të nxitur tensione.



