Policia e Vlorës në kuadër të aksionit kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike ka arrestuar 8 persona mes tyre 4 femra si dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Penkovë janë sekuestruar 207 kg lëndë narkotike kanabis sativa.



