Biseda telefonike mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, e cila u fokusua tek propozimi i SHBA-ve për armëpushimin në Ukrainë ka përfunduar.
Rusia ka rënë dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30 ditë.
Shtëpia e Bardhë bën me dije se Putin dhe Trump ranë dakord për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.
Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme.
Po ashtu mësohet se gjatë kësaj telefonate Vladimir Putin ka thënë se është i gatshëm të punonjë me Shtetet e Bashkuara për gjetur mënyrat e mundshme për të zgjidhur situatën me Ukrainën.



