Bilardo në MCN/ Kush e telefonoi Adriatik Lapajn për t'u futur në partinë e tij, Rama apo Berisha?

Bilardo në MCN/ Kush e telefonoi Adriatik Lapajn për t'u futur në partinë e tij, Rama apo Berisha?

Avokati dhe njëherazi aktivisti Adriatik Lapaj, pranoi në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv se ka marrë telefonata për t’u bërë pjesë e një partie politike.

Megjithatë Lapaj nuk specifikoi nëse bëhet fjalë për Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike. Aktvisti theksoi se në çdo rast përgjigjja e tij ka qenë definitive “jo”, pasi nëse hyn në një nga partitë e mëdha, ku nuk ka garë, je në vullnetin absolut të liderit të saj.

Pyetjes së moderatorit Denis Dyrnjaja: “Nëse të merr në telefon Rama dhe të thotë: ‘O Adriatik a po vjen në PS se dua rinovoj partinë me figura të reja, të besueshme’, çfarë do t’i thuash?”,

Lapaj iu përgjigj:

Po u fute në kënetë dhe hodhe valle, nuk del dot pa u bërë pis! Përgjigjja ime do ishte ‘jo’ definitive. Dhe ka qenë jo në disa raste. Mos kujto s’e nuk ka rënë telefoni në disa raste. Përgjigja është 'jo' për një arsye, futja në një strukturë të tillë, pa garë, është një problem shumë i madh. Në momentin që hyn je në vullnetin absolut të individit në fjalë. Unë në jetë kam zgjedhur të punoj dhe jetoj me dinjitet dhe s’e pranoj dot të shkoj në punë, dhe të shoh si është oreksi i kryetarit, nëse është zënë me gruan të ul kokën edhe të bëj sikur s’e shoh, nëse është i lumtur me gruan, t'i buzëqesh!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy