Zbulohet një tjetër variant i Covid në Indi

Zbulohet një tjetër variant i Covid në Indi

Një mutacion i dyfishtë i COVID-19 është zbuluar në Indi. “BBC” shkruan, se në 771 mostrat e mbledhura në qytetet indiane, është zbuluar një variant i ri i dyfishtë i koronavirusit.

Nga 10,787 mostrat që u morën në analizë, 736 prej tyre rezultuan pozitiv me variantin e Britanisë së Madhe dhe 34 me atë të Afrikës së Jugut dhe një me variantin brazilian.

India po njeh një shtim të rasteve me COVID-19 në vend, megjithatë autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shtimi i rasteve, nuk ka të bëjë më prezencën e këtyre varianteve në vend.

Një ditë më parë, në të gjithë Indinë u raportuan 47.266 raste të reja dhe 275 vdekje nga virusi.

Mutacione të tilla, të dyfishta, shtyjnë imunitetin e popullsisë dhe rrisin ndjeshëm shkallën e infeksioneve”, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

Shtetet tashmë kanë filluar rivendosjen e kufizimeve, duke përfshirë ndalimin e orarit dhe bllokimet me ndërprerje, për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Dy qytete të mëdha, kryeqyteti Delhi dhe Mumbai, kanë urdhëruar gjithashtu teste të shpejta të rastësishme në aeroporte, stacione treni dhe zona të mbushura me njerëz siç janë qendrat tregtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy