
Gazetari Kastriot Çipi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se në zgjedhjet e 11 majit, qeveria niset e disavantazhuar dhe se mund të presësh arrestime të reha nga SPAK dhe nga lista që ajo ka nxjerrë.
Më tej Çipi tha se PD-ja duhet të kishte gjetur një formulë bashkëpunimi edhe me Bashën, Alibeajn si dhe krerët e partive të reja.
Qeveria niset e disavantazhuar se pas 3 mandatesh është jo e konsumuar, por e kalbëzuar, qelbësuar, mban erë kudo. Mund të presësh arrestime të reja nga SPAK dhe nga lista që ata kanë nxjerrë. Të hapur apo të mbyllur. Kritikat e mia janë se opozita në tërësi, por edhe partitë e tjera duhet ta kishin gjetur formulën e bashkëpunimit me PD-së
Mendoj nuk është e duhura, pavarësisht divergjencave që kanë pasur Lulzim Basha dhe Sali Berisha, pavarësisht qëndrimeve të Bashës, që unë kam qenë shumë kritik ndaj tij dhe sidomos pasi ai përjashtoi Berishën me vendim individual, derisa ke pranuar të gjithë ata që ishin kështjellarët e 8 janarit, i ke marrë nga kështjella dhe i ke futur në lista, mund të gjeje një formulë dhe me Bashën.
Mund ta gjente dhe me Adritik Lapajn, edhe me Endrit Shabanin, edhe me Dashamir Shehin, Enkelejd Alibeajn dhe Agron Shehaj. Për mua kjo do të kishte qenë formula.



