Ka nisur këtë të hënë seanca parlamentare me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj. Interpelanca është thirrrur nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi.
Roshi nisi fjalën e tij duke pyetur nëse Rama lëshon kupon për pikturat e tij.
“E kam kërkuar këtë interpelancë, pasi sapo lamë pas një vit të vështirë për turizmin, që tregon rendimentin jo pozitiv të qeverisjes suaj. Zonja ministre doja tiu bëja dy pyetje, a lëshon kryeministri Rama kupon për pikturat e tij, a paguan ai taksa në shtet, a ka një nipt. Po biznesi i makinetave nuk lëshon kupon tatimor për blerësit? Do mbahesh mend si ministrja që ke favorizuar oligarkët, dhe që ke shkatërruar biznesin e shërbimeve.
Mund të na e shpjegoni si do të rriten të ardhurat me heqjen e TVSH-së për jahtet? A mendoni se me paratë që do të paguhen PPP-të do të bllokohen dhjetra investime të tjera? Sa biznese janë mbyllur për shkak të Covid 19. Ku e di qeveria sa do të fitojë biznesi në fund të ditës?”, tha Roshi.
Ministrja nga ana tjetër iu përgjigj për rimëkëmbjen e biznesit duke thënë se qeveria i ka qëndruar pranë gjatë pandemisë. Ajo tha qeveria mori masa për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga pandemia.
“Unë kam përgatitur kthimin e përgjigjeve tuaja. Meqe e nisët me sensibiltetin që keni si deputet dhe qytetar ndqaj formalizimit të qeverisë,e përgëzoj këtë. Ekonomia informale është një pikë e rëndëishme e qeverisë. Ju më thatë disa pyetje, të rëndësishme. Në respekt do të jap përgjigje.
Bizneset e vogal në vitin 2020 ishin në valën e parë të falimentit, ishin në foks të qeverisë, ndodhi në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u ballafaquan me situatën e pandemisë dhe tërmetit them se ia dolëm në një vit të vështirë. Ne dolëm nga situata me ndihmën e qeverisë.
Në buxhetin e shtetit kanë mungur mbi 11 miliardë lekë. Masat e marra për biznesin e vogël kanë parandaluar mbylljen. Kjo tregon se masat e qeverisë kanë dhënë efekt. Kemi bërë shtyrje për ti paguar në 2021 dhe kjo tregon se qeveria qëndron në anën e bizneseve”, u shpreh Denaj.
Sa i përket punësimit gjatë vitit 2020, ministrja Denaj tha: “Po t’i kthehemi 2020, një numër i madh i të papunësh në prill, minus 46 mijë. Duhet ta shohim procesin si ka evoluuar. Nuk bëhet fjalë për shifra të sjella nga një individ por nga një institucion. Numri i bizneseve të regjistruara ka një trend pozitiv.”



