Një zonë pa Covid-19 në Lombardi habit mjekët, banorëve u analizohet gjaku

Një zonë pa Covid-19 në Lombardi habit mjekët, banorëve u analizohet gjaku

Në Lombardi - rajoni më i prekur nga koronavirusi – çuditërisht ka disa vende pa infeksion, në mesin e tyre Ferrera Erbognone, një qytet me pak më shumë se një mijë banorë në zonën e Pavias, e cila tani bëhet objekt studimi nga Instituti Neurologjik Mondino.

Qëllimi është që të ekzaminohet gjaku për të zbuluar praninë e antitrupave. Dje, kryetari i bashkisë (njëkohësisht mjek në profesion) Giovanni Fassina bëri ​një njoftim për qytetarët, pasi ishte nënshkruar një rezolutë e këshillit për këtë çështje. Banorët mund të rezervojnë deri më 2 prill për t'iu nënshtruar një ekzaminimi hematokimik në laboratorin e Sannazzaros.

"Ne kemi zgjedhur Ferrera Erbognone - shpjegoi menaxheri i përgjithshëm i Mondinos, Livio Tronconi - sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka ndodhur asnjë rast i prekjes nga koronavirusi: rrjedhimisht studimi i popullatës mund të na sigurojë të dhëna të rëndësishme, që më pas do të ndahen me virologët dhe me komunitetin shkencor të rajonit të Lombardisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy