Itali/ Nesër mbërrijnë 249,000 doza të vaksinës AstraZeneca, kategoritë që do e marrin

Itali/ Nesër mbërrijnë 249,000 doza të vaksinës AstraZeneca, kategoritë që do e marrin

Pritet që nesër që në orët e para të mëngjesit të së shtunës të mbërrijnë në Itali plot 249,600 doza të vaksinës AstraZeneca.

Dozat do të ruhen në qendrën 'Pratica di Mare' dhe në ditët në vijim, duke përjashtuar ngjarje të paparashikuara, ato do të shpërndahen në qendrat e administrimit në rajone të ndryshme.

Dozat fillimisht pritej të mbërrinin në Itali në 15 shkurt.

Ndërkohë, mësohet se vaksina AstraZeneca, do të merret vetëm nga personat nën 55 vjeç, përfshirë mësuesit, forcat ushtarake dhe policore, të burgosurit dhe personelin e burgut.

Vaksinat Pfizer dhe Moderna do të injektohen tek personat mbi 80 vjeç dhe kategoritë më të prekshme.

Ndërkaq mësohet se Italia pas Gjermanisë i hap rrugën përdorimit të terapive anti-Covid me antitrupa monoklonalë.

Dritën jeshile e dha Agjencia Italiane e Barnave, por me disa kushte dhe për një kategori të kufizuar të pacientëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy