
Për ekspertin e ekonomisë, Emanuel Bajra, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe Liz Truss është një ndër politikanet e rralla në partinë konservatore dhe se filozofia e saj qëndron tek politikat monetare të reduktuara.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve me MCN Tv, Bajra tha se Truss beson se individi duhet të jetë në qendër të ekonomisë dhe tek reduktimi i taksave për individët dhe bizneset, çështje të rëndësishme që asaj i dhanë përparësi përballë kundërshtarin të saj, Rishi Sunak i cili propozonte vazhdimësinë e politikave të Johnson.
Truss është një ndër politikanet e rralla në partinë konservatore, ka qenë anëtare e partisë që kur ishte adoleshente, ishte e angazhuar në politikat lokale, njihet si pasionuese e Margaret Thatcher. Është konservatore ne thelb, filiozofia qëndron në politikat monetare të reduktuara, beson në tregun e brendshëm të kapitaleve, nuk beson në borxhe, beson fuqishëm në reduktimin e taksave për bizneset dhe taksat personale.
Reduktimi i taksave ishte filozofi e rëndësishme për britanikët, sidomos me situatën ekonomike. Sunak ishte vazhdimsia e asaj që Johnson promotonte, zgjerimi i shtetit, ndërhyrja e shtetit në ekonomi. Trus beson që individi duhet të jetë në qëndër të ekonomise. Këtu ishte një ndryshim. Vlen të përmendet si Sunak gjatë kohë si ministër i Financave pati punë të lehtë se ishte një ministër që rriti masën e parave në publik.
Ishin rreth 140 mijë që votuan, nuk ishte as 1/5 e popullsisë britanike. Truss nuk e kishte aq shumë besimin aq sa pritej. Sunak kishte eksperiencë si ish-ministër dhe njerëzit nuk ishin të sigurtë se çfarë kryeministre do të ishte.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Bajra tha se në masat që propozon Truss fokusi është tek ndihmat dhe jo tek stimulimi duke shtuar se në orët e fundit ka një ndryshim tek politkat që do ka ndërmend të zhvillojë kryeministrja e re, megjithatë nuk është asgjë e qartë.
Nëse flasin për konsumatorin britanik dhe popullin britanik, masat që propozon Truss nuk kanë mbështetje sepse fokusi është tek ndihmat dhe jo stimulimi siç propoznte Sunak. Në dy -tre orët e fundit po përflitet se një ndër masat që do ndërmarrë Truss është që të ngrijë faturat, të mos lejohet rritja e faturave. Gjasat janë që Corten të jetë ministër financash dhe nëse do të jetë ai do të jetë një zhvillim i politikave të Johnosn.
Sterlina po humb vlerë ndaj dollarit, gjasat janë që të kemi një pako stimiluese deri në dhjetor, nuk e kemi vendosmërinë politike të Truss, do e marrim vesh të mërkurën pasi të marrë kredencialet nga mbretëresha.
Më tej, Bajra tha se Liz Truss do të jetë më radikale se Boris Johnson në qëndrimet e saj në lidhje me BE-në.
Po, Truss është mbështetëse e proceseve në Kosovë e procesit të dialogut dhe pro zgjerimit të BE, përkundër filozofisë së saj të BE. Si kryeministre ajo do të jetë radikale karshi BE-së. Kemi protokollin e Irlandës Veriore, negociatat do të jenë të vështirë, Truss është më radikale se Johnson kur vjen puna e BE-së, do të adoptojë politikën e vjetër të Thatcher. Do të jetë mbrojtëse e vlerave perendimore dhe e sovranitetit, ajo beson në përhapjen e vlerave demokratike në Evropë.



