“Ideja për shkëmbimin e territoreve u hodh në darkën e Edi Ramës në Beograd”

“Ideja për shkëmbimin e territoreve u hodh në darkën e Edi Ramës në Beograd”

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është hedhur për herë të parë në vitin 2016, gjatë një darke në Beograd, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama. Avokati dhe opinionisti Dastid Pallaska në Kosovë thotë se për herë të parë idenë e ka hedhur ministri i Jashtëm i Serbisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Përderisa në vitin 2016 opinioni në Kosovë mirëpriti kërkesën publike të kryeministrit të Shqipërisë drejtuar kryeministrit të Serbisë, që Serbia të njohë Kosovën, pakkush e ka ditur se ndarja e Kosovës për herë të parë u diskutua në darkën private që kryeministri i Shqipërisë kishte me udhëheqjen serbe po të njëjtën ditë, ku propozimi për ndarje u prezantua nga ministri i Jashtëm i Serbisë. Dy vjet më vonë, kjo ide depërtoi pothuajse në secilën qendër të rëndësishme të vendimmarrjes”, shprehet Pallaska në një intervistë.

“Ekzibicionistët politikë si kryeministri i Shqipërisë, që për pak vëmendje dhe mbijetesë politike sakrifikojnë edhe interesat kombëtare, duhet ta kuptojnë se e vetmja mënyrë për të gjithë shqiptarët të jetojnë brenda kufijve të tyre historikë është Bashkimi Evropian pa kufij”, shton ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy