Pas protestës bizneset bien dakord që të pastrojnë pjesën ballore të lungomares, përshtatje me projektin e ri në shtator

Pas protestës bizneset bien dakord që të pastrojnë pjesën ballore të lungomares, përshtatje me projektin e ri në shtator

Reporterja Arjola Hasani bën me dije se një protestë është zhvilluar nga dhjetëra biznesmenë përgjatë lungomares kundër aksionit të lirimit të hapësirave publike në kulmin e sezonit turistik. Në një raportim për Mcn Live Hasani bën me dije se disa biznese paralajmëruan mbylljen e aktivitetit në shenjë proteste. Megjithatë pas takimit të kryebashkiakut Dredha me biznesmenët, u ra dakord që të pastrohet e gjithë pjesa ballore, dhe bizneset të përshtaten me projektin e ri në shtator. 

Dhjetëra pronarë biznesesh përgjatë lungomares u mblodhën në një protestë kundër aksionit për lirimin e hapësirave publike. Ata thonë se aksioni është i papërshtatshëm pasi ndodh në kulmin e sezonit turistik. Ata kërkuan ndërhyrjen e kryeministrit për pezullimin e vendimi deri në përfundim të sezonit veror. Disa biznese paralajmëruan mbylljen e aktivitetit në shenjë proteste. Kryetari i bashkisë Dredha bëri një mbledhje me biznesmenët e bizneseve lungomare. Patën një komunikim të drejtpërdrejt me kryeministrin Rama, ku u ra dakord se do pastrohet e gjithë pjesa ballore deri në shtator. Në shtator do prezantohet projekti i ri, që do jetë në harmoni. Të gjitha bizneset ranë dakord që do përshtaten me projektin e ri në shtator. E gjithë pjesa ballore s’do ketë vazo dhe karrike deri në shtator. Në shtator do prezantohet projekti i ri. Deri në 15 korrik do prezantohen drejtorët e rinj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy