Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për rikthimin e barazinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani u ndal te negociatat Prishtinë-Beograd gjatë një diskutimi të mbajtur në Forumin GLOBSEC 2024 në Pragë.

“Ata që marrin pjesë në bisedime duhet të jenë në një tavolinë të niveluar. Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur,” ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës theksoi më tej se rikthimi i barazisë është kusht i domosdoshëm për të arritur sukses në dialog.