
Deri më tani janë konfirmuar 40 të vdekur nga një shpërthim brenda një minierë qymyri në Turqinë veriperëndimore .
Dhjetëra persona janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë, dhe të paktën 15 minatorë vijojnë ende të bllokuar qindra metra nën tokë.
Bilanci i përkohshëm është siguruar nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ai i Brendshëm Suleyman Soylu, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi kanë marrë vesh lajmin për aksidentin e rëndë.
Pas shpërthimit, i cili ndodhi në orën 18:15 me orën lokale , dhjetëra minatorë u bllokuan në tunele rreth 300 metra nën nivelin e detit.
Disa ekipe shpëtimi u dërguan në zonë.
Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, tha se sipas vëzhgimeve të para shpërthimi u shkaktua nga përzierja e gazit të përbërë nga metani ose hidrokarbure të tjera që formohet spontanisht në minierat e qymyrit i cili ndizet dhe më pas shpërthen kur bie në kontakt me ajrin .
Prokurori vendas ka hapur një hetim.



