Kolegji Zgjedhor, Gjin Gjoni relator për padinë e LSI ndaj KQZ-së

Kolegji Zgjedhor, Gjin Gjoni relator për padinë e LSI ndaj KQZ-së

Gjin Gjoni do të jetë relatori i padisë së LSI për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Përmes një shorti u përzgjodh trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimin e LSI-së.

“Trupa gjykuese për këtë cështje përbëhet nga Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomorr Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja”, bëri të ditur relatori Gjin Gjoni.

Seanca për këtë çështje do të zhvillohet vetëm 5 ditë përpara datës së zgjedhjeve, mesditën e datës 20 qershor. Në sallë ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit ligjor të LSI dhe PDIU si palë e interesuar. KQZ vendosi një ditë më parë, sërish me short, që numëruesin e tretë të grupeve vendore të numërimit ta ndajë mes PDIU dhe LSI, konkretisht KZAZ me numër tek të kenë numërues të LSI dhe KZAZ me numër çift të kenë numërues të PDIU-së, vendim që u kundërshtua menjëherë nga përfaqësuesi I LSI-së në KQZ, Gëzim Veleshnja që votoi kundër. 

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, vendimi i KQZ është i njëanshëm dhe cënon interesin e tyre. LSI argumenton se në zgjedhjet e fundit subjekti PDIU ka qenë në koalicion me PD dhe ajo duhet të bëjë short me PR-në dhe jo me LSI-në, që në zgjedhje e kishte kundërshtare. Në argumentimin e LSI-së thuhet gjithashtu se në këto zgjedhje nuk ka koalicione, ndaj LSI-ja duhet të ketë të gjithë numëruesit e tretë në grupet e numërimit. / TCH /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy