Çfarë janë pasaportat e arta dhe pse BE dëshiron t’i heqë për rusët dhe bjellorusët

Çfarë janë pasaportat e arta dhe pse BE dëshiron t’i heqë për rusët dhe bjellorusët

Fund pasaportave të arta! I pari ishte Parlamenti Europian që e kërkoi një gjë të tillë, për të gjithë. Tani është Komisioni Europian, i cili dëshiron që këto pasaporta të mos jepen, në mënyrë të veçantë për rusët dhe bjellorusët.

Por për çfarë bëhet fjalë? Në disa vende të BE, shtetësia e vendit ose leja e qëndrimit jepet në këmbim të investimeve në të njëjtin vend. Këto vende janë Malta, Bullgaria dhe Qiproja.

Një fenomen i kufizuar në shtetet e vogla, atëherë? Nuk duket kështu! Sepse pasaporta apo shtetësia që jepet është të vlefshme për të gjithë Bashkimin Europian, duke dhënë të drejta në të gjithë kontinentin e vjetër.

Sipas Komisionit dhe Parlamentit Europian, dhënia e këtyre pasaportave, duhet të shfuqizohet sepse disa qytetarë rusë dhe bjellorusë që “mbështesin luftën në Ukrainë” mund të kenë marrë nënshtetësinë në Europë dhe për rrjedhojë edhe të drejtën për të lëvizur lirshëm brenda BE, sipas traktatit të Shengenit. Në veçanti, atëherë komisionerët u kërkojnë të gjitha vendeve anëtare që të vlerësojnë nëse do të revokojnë ose jo shtetësinë, lejet e qëndrimit dhe pasaportat e dhëna për arsye të ndryshme qytetarëve rusë të sanksionuar për konfliktin e vazhdueshëm, veçanërisht oligarkëve.

Sa kushton marrja e një pasaporte ari në Europë

Nivelet e investimeve të nevojshme për të marrë pasaporta “të arta”, leje qëndrimi dhe shtetësi variojnë nga një minimum prej 60 mijë euro deri në maksimum 1.250.000 euro.

Aktualisht janë mbi 130 mijë persona me rezidencë apo shtetësi në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet këtyre skemave, me një investim total që është vlerësuar në rreth 21.4 miliardë euro nga viti 2011 deri në vitin 2019.

Komisioni Europian, nga ana tjetër, prej kohësh është i shqetësuar për këto skema të dhënies së shtetësisë dhe pasaportës në këmbim të parave. Në fakt, në tetor 2020, KE nisi dy procedura shkeljeje kundër Qipros dhe Maltës si dhe i bëri thirrje Bullgarisë që të jepte sqarim.

Një qëndrim i fortë, u mbajt nga Parlamenti në fillim të këtij muaji. Në fakt, seanca plenare votoi me shumicë një propozim të liberales holandeze Sophia In’t Veld, e cila synonte të shfuqizonte të gjitha këto skema legjislative, shkruan Washington Post.

Këto metoda të dhënies së shtetësisë përkufizohen si “të paparashikueshme nga pikëpamja etike, ligjore dhe ekonomike”.

E gjithë kjo u përforcua nga situata në Ukrainë. Më 25 shkurt, kryetarja e Parlamentit Roberta Metsola shpjegoi se për një kohë të gjatë Kremlini mendonte se mund të blinte hyrjen në Europë.

“Është koha për të mbyllur çdo zbrazëti dhe për t’i dhënë fund fenomenit të rrezikshëm të të ashtuquajturave pasaporta ari, të cilat ofrojnë akses në shtetësinë europiane nga “dera e pasme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy