SPAK çon për gjykim ish-zyrtarët e AMA-s dhe pronarët e televizioneve kabllore në Elbasan

SPAK çon për gjykim ish-zyrtarët e AMA-s dhe pronarët e televizioneve kabllore në Elbasan

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për korupsionin e favorizuar nga AMA për kompanitë e TV kabllore në Elbasan .

Sipas dokumentit zyrtar janë dërguar për gjykim ish-zyrtarët e AMA-s, Izmir Hajdari, Suela Musta dhe Andrea Nathanaili dhe pronarët e mediave Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi e Shkëlqim Sula

Njoftimi i plotë: Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe  ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 165/2020.

Nga sa ka rezultuar nga hetimet, pronarët e televizioneve kabllorë në Qytetin e Elbasanit, ushtronin veprimtarinë e transmetimit të televizioneve kabllore pa autorizim paraprak nga Autoriteti i  Mediave Audiovizive, në  shkelje të të drejtave të autorit.

Nëpërmjet pagesave që u bënin Zyrtarvë te Autoritetit të Mediave Audiovizive, apo pagesave që u bënin ndërmjetësve të cilët premtonin ndërhyrjen tek zyrtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive, këta operatore të transmetimit të televizioneve kabllorë, vijonin veprimtarinë e transmetimit të kanaleve,  pa lidhur kontratat përkatëse me mbajtësit e të drejtave të autorit, dhe pa autorizim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Në përfundim të fazës hetimore, janë marrë të pandehur dhe është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim për shtetasit:

1.  Izmir Hajdari, punonjës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

2. S. M., me detyrë anëtare e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive,  e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal;

3.  Andrea Nathanaili, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”  e  kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2  dhe 25 të  Kodit Penal;

4.  Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula, pronarë/administratorë të operatorëve të transmetimit të televizioneve kabllorë, apo  punonjës pranë këtyre operatorëve, të akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione  publike” e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e të drejtave të autorit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 25, 245/1 paragrafi 1 dhe 25,  dhe 149 paragrafi 2 i Kodit Penal;

Ndërkohë është kërkuar në gjykatë, pushimi i procedimit penal, në ngarkim të personit nën hetim Ervin Tahiri, pasi nuk u provuan akuzat e sipërcituara në ngarkim të tij.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy