Largimet nga puna për shkak të bindjeve politike, trend në rritje (VIDEO)

Largimet nga puna për shkak të bindjeve politike, trend në rritje (VIDEO)

Përgjatë vitit 2020, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë paraqitur rreth 170 ankesa. Në një intervistë për MCN TV, kreu i këtij institucioni, Robert Gajda, thotë se 3-4 vitet e fundit ka një trend në rritje të ankesave për heqje nga puna për shkak të bindjeve politike. Sipas Gajdës, komunitetet më të diskriminuara mbeten ai rom dhe egjiptian, ndërsa një kategori tjetër janë personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, pranë Komisionerit pë Mbrojtjen nga Diskriminimi ka një rritje të ankesave nga punonjës që kanë tentuar të krijojnë sindikata. Gajda thotë se për shkak të hapësirave që lë Kodi i Punës, më të predispozuar për t’u larguar nga puna janë punonjësit që përpiqen të krijojnë një sindikatë, sesa ata që janë bërë pjesë e saj.

"Në këto raste, duke u bazuar në Kodin e Punës, kemi krijuar një mbrojtje për punonjësit, të cilët hidhen për të krijuar sindikata. Kodi i Punës mbron shumë anëtarësinë e sindikatës, kur ajo është krijuar, por është pak më i heshtur për pjesën para se të krijohet sindikata. Ka mbrojtje për punonjësit në sindikata. Ka një tendencë të punëdhënësve që në mënyra të ndryshme mundohen të mos i lënë punonëjsit të krijojnë sindikata, duke i hequr edhe nga puna", thotë ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy