Japonia nis lëshimin e serisë së 5-të të ujit të trajtuar në Fukushima

Japonia nis lëshimin e serisë së 5-të të ujit të trajtuar në Fukushima

Operatori i termocentralit të dëmtuar të energjisë bërthamore Fukushima Daiichi, njoftoi të premten se filloi lëshimin e një serie të pestë të ujit radioaktiv të trajtuar në det nga centrali, mes kundërshtimit nga Kina.

Tokyo Electric Poëer Company Holdings Inc, do të shkarkojë 7800 ton ujë deri më 7 maj në shkarkimin e parë të vitit aktual fiskal, i cili filloi këtë muaj.

Përpara se të lëshojë ujë, TEPCO siguron që nivelet e radioaktivitetit të përmbushin standardet e vendosura nga ajo dhe qeveria japoneze.

Kompania planifikon të shkarkojë gjithsej rreth 54.600 tonë në shtatë raste gjatë këtij viti fiskal.

Nivelet e tritiumit pritet të mbahen në rreth 14 trilion bekerel, nën kufirin vjetor prej 22 trilion bekerel.

Uji po trajtohet duke përdorur një sistem të avancuar të përpunimit të lëngjeve, ose ALPS, për të hequr shumicën e ndotësve, përveç tritiumit relativisht jotoksik.

Që nga fillimi i operacionit më 24 gusht të vitit të kaluar, rreth 31.200 tonë janë liruar pavarësisht kundërshtimit nga Kina, Rusia dhe peshkatarët vendas për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, çështjet shëndetësore dhe dëmtimin e reputacionit të prodhimeve të detit vendas.

Kina ka mbajtur një ndalim importi për të gjitha produktet e detit nga Japonia në përgjigje të shkarkimeve.

Gjatë lëshimit të katër grupeve të mëparshme, TEPCO tha se zbuloi deri në 22 bekerel tritium radioaktiv për litër ujë deti në mostrat e marra nga zonat pranë kompleksit të energjisë, shumë më poshtë kufirit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë prej 10.000 bekerel për ujë të pijshëm.

Kompania e sheh shkarkimin si një hap kyç në çmontimin e vazhdueshëm të termocentralit Fukushima Daiichi, i cili pësoi shkrirje të karburantit në tre reaktorë pas një tërmeti dhe cunami masiv në 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy